Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës do të merret vesh ekskluzivisht se çfarë qëndrimi ka Bashkimi Evropian karshi situatës politike dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme.
Për të dhënë përgjigje mbi qëndrimin e BE-së lidhur me situatën politike në Kosovë, e ftuar në studio është Shefja e Zyrës së së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Si e vlerëson Bashkimi Evropian mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Çfarë thotë BE për Demarkacionin, që njëherësh është edhe kusht për liberalizimin e vizave për kosovarët?
Si e sheh BE mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa?
Të gjitha këto përgjigje dhe shumë të tjera i mësoni sot në Info Magazine, në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!