Lajmet e fundit

Kosova ka shënuar mbrëmë historinë duke kryesuar Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.
Djemtë e Përfaqësueses së Kosovës kanë mposhtur Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me një fitore të thellë, me rezultat 4-0.
Për fitoren e Kosovës, lojën e mrekullueshme të djemve të Përfaqësueses së Kosovës si dhe rezultatet shumë të mira të Kosovës në këtë fazë do të diskutohet në Info Magazine të Klan Kosovës.
I ftuar në studio është trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
Intervistën ekskluzive me zviceranin mund ta ndiqni në Info Magazine, në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!