Kjo mesjavë në futbollin kosovar do të shfrytëzohet për t’u zhvilluar ndeshjet e rrethit të dytë të garave në Kupën e Kosovës, aty ku të pranishme janë 32 skuadrat më të mira vendore të cilat do të ndeshen mes tyre për kualifikim tutje.
Dueli i përcaktuar për transmetim të drejtpërdrejtë këtë të mërkurë nga Kupa e Kosovës është ai mes Besës dhe Prishtinës që do të zhvillohet në Brestovik me fillim nga ora 12:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Andi Shabanit.
Prishtina është në formë mjaft të mirë dhe renditet në pozitën e pestë tabelore në BKT Superligë, kurse në anën tjetër Besa renditet e 10-ta në Grupin A të Ligës së Parë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.