20.05.2017 · përditësuar para 3357 dite1 min lexim
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Kështu mëson Klan Kosova nga një burim i sigurt. Po nga ky burim mësohet se Haziri është tërhequr edhe nga nominimi për kryeministër, atë ditë kur për këtë post u kandidua Avdullah Hoti, ministri në largim i Financave.
Po sipas këtij burimi arsyja e tërheqjes së Hazirit është ruajtja e unitetit brenda LDK-së, ndërsa fokusi i tij do të jenë reformat në këtë parti.
Më shumë rreth listës së kandidatve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
http://klankosova.tv/detaje-pikante-nga-lista-e-ldk-se/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.