18.12.2015 · përditësuar para 3879 dite1 min lexim
Klan Kosova ju sjell më poshtë 8 kriteret e parashtruara nga Bashkimi Evropian të cilat Kosova duhet t`i përmbush për liberalizimin e vizave.
Reintegrimi –
Fondi për reintegrim duhet të shpërndahet në plotëni, me fokus të veçantë në ofrimin e ndihmës për punësim, biznese të vogla, trajnime dhe kurse gjuhësore për fëmijë.
Siguria e dokumenteve
Legjislacioni sekondar për ndryshimin e emrave
Menaxhimi i kufijve
Ratifikimi në Kuvend i Demarkacionit me Malin e Zi
Azili
Monitorimi i arsyeve për pranueshmërinë e ulët të kërkesave për azilkërkuesit kosovarë.
Rendi publik dhe siguria
Më shumë gjykatës dhe staf për krimet serioze nëpër gjykatat kosovare
Lista/regjistri i vendimeve gjyqësore dhe konfiskimeve për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe dhënia e mandatit dhe resurseve për koordinatorin qendror në luftë lundër korrupsionit
Sigurimi i pavarësisë së Organit Mbikëqyrës për Prokurim Publik
Të drejtat fundamentale në lidhje me lirinë e lëvizjes
Sigurimi i hapësirave dhe pavarësisë së plotë buxhetore për institucionin e Ombudspersonit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.