Lajmet e fundit

Hashim Thaçi, Presidenti i sapozgjedhur është i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova.
Më presidentin Thaçi do të diskutohet për shumë çështje.
Si e komentoi presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi kërkesën e opozitës nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të tij president?
Si do ta ushtrojë Thaçi rolin e presidentit të vendit, a synon ai edhe një mandat të dytë presidencial, nëse në Kosovë deri në përfundimit e mandatit të parë do të bëhej reforma zgjedhore, e që do të nënkuptonte zgjedhjet e drejtpërdrejta për president të vendit?
Cili është prioriteti i tij në planin e brendshëm si president i vendit?
Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje tjera mund t’i mësoni sot në Info Magazine.
Ndiqeni nga 17:30.