Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë.
Siç raporton Klankosova.tv, aktualisht Thaçi ka hyrë në QKUK, ku pritet të vizitojë babanë e tij që është i shtrirë në një nga klinikat në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Siç mëson Klan Kosova, Thaçi në QKUK ka mbërritur para rreth 15 minutash.
Mbrojtja e Thaçit, katër herë kishte kërkuar leje për vizitë nga Specialja, dy herë i ishin aprovuar ndërsa të tretën Specialja ia ka refuzuar dyfish.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Speciale në Hagë dhe është në pritje të një përgjigje. /Klankosova.tv