Lajmet e fundit

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka dhënë intervistë për Klan Kosovën.
Intervista do të emetohet nesër në Klan nga ora 20:00, në kuadër të edicionit të lajmeve.
“Intervista që është realizuar sot dhe natyrisht do të transmetohet në Klan Kosova nesër me fillim nga ora 20:00”, ka thënë Bajrami në lidhjen e saj direkte me Kosova Today.
“Siç e di prej përvojës, intervista e mirë nuk matet nga koha por nga përgjigjet që mund të nxjerrësh dhe unë mendoj që Grenelli mjaftueshëm ka dhënë përgjigje mbi disa çështje, si ajo - që natyrisht u intereson të gjithëve - e protestës së djeshme, lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës".
"E kam pyetur nëse po mbahet ish-presidenti Thaçi ilegalisht në Hagë. Kush mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale? Ka pasur një përgjigje tejet interesante se ka parashikuar që në të ardhmen mund të ketë caqe të tjera të gjykimeve politike”.
Bajrami po ashtu thotë ta ketë pyetur për planet e Trumpit rreth çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për raportet aktuale midis ShBA-së dhe Kosovës.