Lajmet e fundit

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje rekorde pre 18.3 përqind në çerekun e parë të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo paraqet ngritjen më të lartë të Bruto Produktit Vendor (GDP), që prej kur ky shtet nisi që të mbante shënime për periudhat tremujore – nga viti 1992, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Sidoqoftë, të dhënat e kësaj së premte janë nën pritshmëri, kur shihet një sondazh i Reuters për ekonominë, që parashihte rritje prej 19 përqind.
Në çerekun e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës pësoi rënie prej 6.8 përqind për shkak të izolimit pas arritjes së pikut të rasteve me COVID-19.