Lajmet e fundit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në vazhdën e vizitave në kompanitë private të fushës të teknologjisë informative, sot vizitoi kompaninë ZAG Apps, e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve për telefona mobilë dhe shërbime tjera online.
Gjatë takimit me drejtues të kësaj kompanie, Stavileci rikujtoi se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e Bankës Botërore është duke punuar në definimin e Programit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë (KODE), si masë prioritare për periudhën 2016-2018 e përcaktuar në Programin për Reformë Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, e cili përveç tjerash, do të mundësojë zhvillimin e bizneseve dixhitale dhe shkathtësive digjitale që do të jenë konkurruese globalisht.
Nga ana e tyre, drejtuesit e ZAG Apps njoftuan Stavilecin me aktivitetin e kompanisë së tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.