Lajmet e fundit

Ekipi Negociator i Kosovës pritet që sot ta votojë Platformën për Dialogun në takimin që pritet të nis në orën 15:00.
Bashkëkryesuesi i këtij Delegacioni, Shpend Ahmeti, ka thënë të mërkurën se kjo është platformë e mirë.
" Është e bazuar në Kushtetutën e Kosovës – atë çfarë ne presim nga ky proces dhe cilat janë kërkesat e Kosovës karshi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare”.
Kjo platformë nesër do të shkojë në Kuvendin e Kosovës.