Procesi zgjedhor i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka përfunduar në orën 19:00, ndërsa Klan Kosova ka prezantuar një exit-poll, i cili e vë LVV-në të parën me 38.2%, me një rënie prej rreth 12 për qind nga zgjedhjet e kaluara.
E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4%; LDK e treta me 20.1%; AAK me 7.6%, si e katërta me radhë; Koalicioni për Familjen projektohet të shkojnë në 1.03%.
Ndërkaq, ekipet e Klan Kosovës, që nga dita e djeshme kanë raportuar minutë pas minute mbi zhvillimet në tërë territorin e Kosovës.
Nëpër qytete të ndryshme të vendit, simpatizantë të LVV-së kanë dalë për të festuar, ndonëse ende nuk ka rezultate zyrtare. Shto këtu edhe faktin se faqja e KQZ-së po përballet me probleme teknike dhe po jep të dhëna të gabuara,
siç u konfirmua nga vetë ky institucion.
E këta simpatizantë po i pengojnë ekipet e Klanit në kryerjen e punës së tyre.
Në jo pak raste, ata janë përballur me fyerje e sharje të ndryshme nga simpatizantët e partisë që ishte në pushtet deri më 9 shkurt, por që sërish parashihet të dalë e para.
Presion e provokime, ekipet tona kanë përjetuar në Podujevë, Mitrovicë, Ferizaj e
Prizren, por edhe nëpër lokacione tjera.
Ndërkaq, gazetaren Gresa Nitaj nuk u lejua të raportojë fare nga Vushtrria, ku aktivistë të LVV-së e vendosën një flamur para kamerës, çka ia pamundësoi gazetares së Klanit të bëjë paraqitje direkte. /Klankosova.tv