Trajneri pejan, Egzon Shkololli, ka shkëlqyer në garën “Kupa e Kosovës”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Ai është shpallur Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm, duke fituar dy kupa të rëndësishme - njëra në nivel kombëtar dhe tjetra në nivel mbarëkombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, Shkololli ka ndarë emocionet e këtij suksesi, duke e cilësuar atë si një shpërblim për përkushtimin, sakrificën dhe punën e palodhshme ndër vite.
“Ky sukses është edhe i juaji. Është dëshmi se me pasion, disiplinë dhe një rrjet të fortë mbështetjeje, asgjë nuk është e pamundur", ka shkruar ai.
Shkololli premton se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij drejt sukseseve të reja në botën e fitnessit dhe garave profesionale./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.