Lajmet e fundit

Dy gazetarë të Al Jazeera-s, të burgosur në Egjipt, janë liruar pasi janë falur nga presidenti Abdul Fattah al-Sisi.
Mohamed Fahmy, kanadez, dhe Baher Muhammad, egjiptian, janë në mesin e 100 të burgosurve, për të cilët është urdhëruar lirimi.
Mediat shtetërore raportojnë se një person i tretë nga rasti është falur po ashtu.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gazetarin australian, Peter Greste, i cili është deportuar me dekret të presidentit në muajin shkurt.
Tre gazetarët janë dënuar me nga tre vjet burgim pas një rigjykimi, muajin e kaluar.
Prokurorët i kanë akuzuar ata për bashkëpunim me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi nga ushtria, në vitin 2013. Gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat.