Lajmet e fundit

Së fundmi estradës muzikore shqiptare i është bashkëngjitur fuqishëm EFEM me emrin Festim Mehmeti nga Gjilani.
Ai duket se do të zë vend shumë shpejt në showbizin shqiptar, transmeton Klankosova.tv.
Festimi ka shfaqur talentin me tekstet e realizuara që po sjellin risi në rrymat dhe zhanret e tyre që i kanë pasion dhe që i servojnë edhe për publikun.
EFEM sapo ka lansuar projektin e tij të radhës me titullin "Ilegal", si dhe tri projektet e tij të mëhershme "Panamera" dhe "I pari & Falma".
Ai ka pohuar se është duke punuar për ta realizuar albumin e tij të parë në të ardhmen e afërt ku ai gjithashtu pritet t'i realizojë të gjitha projektet në studion e tij profesionale të menaxhuar nga vëllau i tij me EFEM RECORDS në Gjenevë të Zvicrës.