Lajmet e fundit

Sipas studimeve të fundit të cilat shikuan ndikimin e pilulës tek përceptimi i grave për burrat, rezultatet ishin se gratë që kanë marrëdhënie dhe kanë filluar terapinë me pilula hormonale për kontracepsion mund të përjetojnë rritje të energjisë seksuale, veçanërisht ndaj partnerëve të tyre nëse ata janë fizikisht tërheqës.
Ky hulumtim eksperimentoi me rreth 80 palë çifte brenda një viti dhe 37 palë gjatë 3 viteve të martesës.
Ndërkaq u vërtetua se femrat të cilat nuk janë në terapi hormonale përgjithësisht tërhiqen nga meshkujt jashtëzakonisht të bukur.
Ndërkaq gratë që kanë përdorur këtë terapi kanë një shans më të madh për t’u tërhequr nga dikush që nuk është fizikisht tërheqës.