Lajmet e fundit

Televizioni News 24 ka dhënë një lajm të befasishëm pak minuta më parë.
Sipas këtij televizioni deputeti Eduart Ndocaj do të kandidojë kundër Edi Ramës për kreun e Partisë Socialiste, gjatë Kongresit që zhvillohet më 19 mars.
Burimi i News 24 pranë Ndocajt, thotë se ky kandidim bëhet për ndryshimin e Partisë Socialiste dhe për të mbajtur premtimet e 2013-s.
Lajmi ne fjale duket vertet i pabesueshem, se pari sepse Ndocaj eshte nenkryetar i Partise Demokristiane dhe jo anetar i Partise Socialiste dhe se dyti sepse ai ka fare pak qe i ka hyre politikes.
Pritet te shihet se cili do të jetë reagimi i Partise Socialiste për një lajm të tillë.