Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për nxënësit e shkollave të artit në Kosovë, pjesëmarrës në garën për skenarin më të mirë me temën: “Të gjithë në shkollë”.
Gjatë kësaj ceremonie Bajrami ka ndarë edhe çmimet për fituesit e kësaj gare ku skenari i vlerësuar më i miri nga ana e komisionit, ishte ai i nxënëses Edona Vllasaliu nga Shkolla e Mesme e Lartë e Artit Pamor në Gjilan. Ky skenar, është realizuar edhe në film të shkurtër, i cili u transmetua gjatë kësaj ceremonie.
Në këtë aktivitet i cili është organizuar për të shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i arsimit uroi të gjithë fëmijët në Kosovë për ditën e tyre.