Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka kohë që nuk është parë aktive në skenën muzikor.
Llalloshi duket se krejt kohën e saj tash ia ka kushtuar familjes së saj, e me theks të veccantë dy fëmijëve të saj.
Ajo për aq sa ka bërë publike dhe ka ndarë me fansat e saj, duket se është një nënë shumë e përkushtuar ndaj të vegjëlve të saj.
Këtë e ka treguar edhe përmes një fotografie të postuar sot në llogarinë e saj në Instagram ku shihet bashkë me të bijën e saj, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë ajo që vërehet është se e bija e saj është rritur goxha derisa këngëtarja e shumë hiteve ka edhe një djalë të vogël të quajtur Priam.
https://www.instagram.com/p/BQkgpYvBIz1/?taken-by=edonallalloshi