Lajmet e fundit

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, duket se ka rënë në "radarin" e Arsenalit.
Raportohet se "Topçinjtë", po e vëzhgojnë nga afër Zhegrovën me synim për ta blerë.
Transferimi i tij mund t'i kushtojë ekipit londinez 11 milionë funte (mbi 13 milionë euro) dhe bonuset, shkruan Skysports përcjell Klankosova.tv.
23 vjeçari në janar 2022 është transferuar tek klubi francez Lille.
Ai u transferua te kampioni në fuqi i Francës nga Baseli për shtatë milionë euro.
Deri më tani ai ka luajtur shtatë ndeshje në Ligue 1.
Edon Zhegrova i ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Zhegrova po ashtu e ka edhe një paraqitje në Champions League.
Futbollisti i Kosovës me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.