Lajmet e fundit

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Edita Doli, e shprehu mbështetjen e saj ndaj Klan Kosovës pas vendimit të sotëm të Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, i cili ka refuzuar ankesën e televizionit lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit.
Në Facebook Doli shkroi: “Njerëz, a nuk jemi ne ata që Klan Kosovën e renditëm si TV me i shikuar në Kosove? A nuk jemi ne ata që e duartrokitëm gjithë atë ekip për frymën e re që solli? Për lajmin e çdo cepi të Kosovës? Ku e keni arsyen? #meklankosova”