Lajmet e fundit

Sonte në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, i ftuar për intervistë është sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi.
Ai do të flasë për negociatat që po zhvillon LDK-ja me partitë e tjera për formimin e qeverisë, seancën e Kuvendit që do të mbahet për të formuar Qeverinë, si dhe për çështje tjera politike.
Po ashtu, sonte për shikuesit e Klan Kosovës do të flasë edhe Agron Thaçi, ish-drejtor i ndërmarrjes Infrakos, e që u shkarkua sot nga ana e Qeverisë.
Emisioni “Edicioni Special” fillon në orën 23:00, derisa do të ketë edhe shumë lajme, intervista dhe lidhje direkte nga terreni.
Na ndiqni!