Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se është në fazën e fundit të implementimit të sistemit modern “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend.
Aktualisht, në të 7 regjionet e Kosovës, FFK tha se po zhvillon trajnime për të gjitha palët e përfshira: klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët e ndeshjeve, referët dhe administratorët.
“Qëllimi është që secili prej tyre të jetë i përgatitur për përdorimin efikas të sistemit në kohë reale, duke garantuar saktësi, transparencë dhe menaxhim profesional të të dhënave”, tha FFK-ja.
Federata u zotua se edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i digjitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.