Lajmet e fundit

Sonte në Edicionin e Analizës debatohet për Shëndetësinë!
Cili është plani konkret i partive politike për ta mbajtur të qëndrueshëm sistemin e shëndetësisë në rrethanat që ka imponuar COVID-19?
A po shkelen rregullat antipandemi nga vetë partitë politike në tubimet që po organizohen në parafushatën zgjedhore?
A e kanë partitë në programet e tyre edhe sivjet zotimin për sigurime shëndetësore?
Përgjigjet në këto, por edhe shumë pyetje tjera do t'i merrni duke ndjekur Edicionin e ri të Analizës duke filluar nga ora 22 e 30 në Klan Kosova me mysafirët, Armend Zemaj, Bekim Haxhiu e Albena Reshitaj.
Na ndiqni!