Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me urim për të gjithë mësuesit me rastin e shënimit të 7 Marsit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu mirënjohjen e tij për mësimdhënësit, transmeton Klankosova.tv.
"Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë", shkroi ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.