Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama do të pushojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime të besueshme i thanë Opinion.al se Edi Rama do të pushoje pak ditë në Majami të Shteteve të Bashkuara së bashku me familjen e tij.
Nuk dihet nëse do të jetë edhe djali i vogël Zaho dhe fëmijët e tjerë të familjes, por dihet që ai do të shoqërohet nga bashkëshortja. Po ashtu nuk bëhet e ditur se kush është pritësi i Kryeministrit, mëgjithëse çifti Rama do të jetë edhe në shoqërinë e njerëzve të tjerë.
Majami është një prej 4 destinacioneve më të rëndësishme në SHBA. Aktualisht atje klima është e ngrohtë dhe mund të dalësh lirshëm në plazh.
Përveç kësaj Majami është një destinacion shumë i rëndësishëm kulturor. Nuk dihet nëse Kryeministri do të hapë edhe atje ndonjë ekspozitë personale.