Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk negociohet data e zgjedhjeve, në mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së dhe kandidatët e rinj për deputetë në selinë rozë.
Kreu i PS-së ka porositur: “Nuk duam vota që nuk janë tonat”. Mësohet se në mbledhje janë kërkuar standarte për zgjedhjet.
“Duhet standard në zgjedhje, nuk do lejohej asnjë abuzim”.
Porosia për kandidatët për deputetë dhe grupin paralamentar ka qenë: “Vjen apo nuk vjen PD në duhet të jemi njëlloj të motivuar”.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kandadidatët e rinj për deputetë janë mbledhur në selinë rozë për të diskutuar për çështjet e fushatës dhe programin që do prezantohet para elektoratit, shkruan Lapsi.al.