Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai sot madje ka takuar disa përfaqësues të industrisë automotive në Miçigan.
Në fund të takimit, siç shkruan Top-Channel, kryeministri shqiptar ka thënë se një grup përfaqësuesish nga kompania amerikane do të shkojnë në Shqipëri, për të parë mundësinë e të investuarit. Sipas tij, pjesë e diskutimeve ishte dhe nisma e vendeve të rajonit “Open Balkan” (ku aktualisht bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), e që siç thotë kryeministri shqiptar, jep mundësinë e një tregu të lirë, që do të tërheqë më shumë investime të huaja.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.