Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotoalbumin nga Dialogu Global i Berlinit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë event pati takime, ide, intervista mbi rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, qeverisjen dhe transformimin digjital, transmeton Klankosova.tv.
“Takime, ide, diskutime dhe intervista mbi rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, qeverisjen dhe transformimin digjital, si pjesë e një dialogu global mbi të ardhmen e ekonomive, institucioneve dhe demokracive në kohë ndryshimesh të mëdha”, ka shkruar kryeministri.,
Gjatë një interviste, Rama po ashtu njoftoi se ministrja e tij virtuale, Diell, është në “pritje të ëmbël”, derisa foli edhe për presidentin Donald Trump, për të cilin pati edhe lëvdata.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.