Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është krenar me Kombëtaren e cila barazoi me Çekinë në futboll.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon, raporton Klan Kosova.
“Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”, ka shkruar ai.
*Fotografia e përdorur në ballinë është ilustruese.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.