Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur studentët.
Në një postim në Twitter pas fjalës në sallën e Kuvendit kreu i qeverisë shkruan se është gati të plotësojë të 8 pikat e studentëve.
“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.
Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres” – shkruan Rama në Twitter.
https://twitter.com/ediramaal/status/1073172507384049664