25.02.2020 · përditësuar para 2349 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka arritur në Moskë të Rusisë.
Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e arritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë.
Në Rusi kryeministri i Shqipërisë shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov.
Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë.
Kujtojmë se më herëtRama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku parashtroi edhe tri prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.
Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë shqiptare tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.
"Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe", kishte deklaruar Rama.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.