Lajmet e fundit

Manchester United ka dalë si një tjetër konkurrent për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, sipas raportimeve nga Calcio Mercato.
Mesfushori iu bashkua Zonjës së Vjetër verën e kaluar, mirëpo të dyja palët janë të vullnetshme për t’i ndarë rrugët.
Kampioni italian po dëshiron ta shfrytëzojë Rabiot-in si pjesë të një marrëveshjeje për një blerje më të shtrenjtë, mirëpo ka gatishmëri ta shesë nëse vjen ndonjë ofertë e majmë për të.
Klubet tjera të interesuara në ish-yllin e Paris Saint-Germain janë edhe Everton dhe Newcastle United.