Lajmet e fundit

Liderët e BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi është e mundur që në zgjedhjet e prillit të bashkëpunojnë për cështje strategjike për shqiptarët. Kjo nuk do të thotë koalicion mes dy partive më të mëdha shqiptare por kushtëzim të partisë fituese maqedonase për formimin e qeverisë së re. Për BDI që sipas saj do të hynte në qeveri vetëm me principin fituesi me fituesin dhe nëse pranohet platforma e tyre, edhe kryetari i PDSH Mendyh Thaci doli me pozicionin e tij se është i hapur për bashkëpunim me BDI-në pikërisht për cështje strategjike.
Thaci në intervistën e tij të fundit ka theksuar se prioritet i PDSH është integrimi në Nato dhe BE dhe përmirësimin e cështjes së shqiptarëve. Edhe ai si BDI-ja ka theksuar se pa plotësimin e kushteve nuk do jetë pjesë e qeverisë së re. Thaci nuk e ka hedhur mundësinë për bashkëpunim me BDI në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare dhe nuk është asgjë për t’u habitur nëse ka koalicione mes partive të mëdha sic ishte rasti në Kosovë apo në Greqi.
Nga PDSH kanë thënë se Thaçi nuk ka dalë me ide të re por e ka ratifikuar thirjen për bashkëpunim me BDI për cështje strategjike në zgjedhjet e ardhëshme. ‘’PDSH edhe më herët ka dal me platform për bashkëpunim në kërkesat e shqiptarëve sic janë integrimi në BE dhe Nato, ne kemi demonstruar se ato janë cështje kyce dhe jo rivalitet. Do ishte mirë nëse do ketë bashkëpunim për cështjet strategjike me BDI në zgjedhjet e ardhëshme’’, kanë thënë nga partia e Thacit.
Nga BDI në mënyrë eksprese e kanë përshëndetur sic thonë kualitetin e ri tek opozita shqiptare por thonë se ofertën e Thacit nuk e shohin si koalicion parazgjehdor por përkrahje për cështje strategjike.
‘’Informacionet se bëhet fjalë për koalicion mes BDI-së dhe PDSH-së janë tendencioze dhe qëlim këqija, lideri i opozitës Thacika dhënë ëpërkrahje për BDI-në, kjo nuk do të thotë se përputhenprincipet mes dy platformave politike. Kjo do të thotë e përshëndësim kualitetin e ri në opozitën shqiptare dhe përkrahjen e BDI në formimin e qeverisë së re’’, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Nga BDI ofertën e Thacit për bashkëpunim e shohin si bashkëpunim në atë se fituesi në bllokun shqiptarë bëhet pjesë e qeverisë mme partinë maqedonase, kjo do të thotë nëse BDI nuk hy në qeveri nuk do të hyjë as PDSH./Zhurnal/