21.04.2017 · përditësuar para 3389 dite1 min lexim
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës edhe dita e shtunë dhe e diel do të përcillen me vranësira dhe temperatura nën zero.
Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu, njofton Klan Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa në viset malore minimalet parashihet të ulen deri -4 gradë celsius.
Kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.