28.03.2021 · përditësuar para 1953 dite1 min lexim
Homazhet për ta nderuar jetën dhe veprën e ikonës së humorit, Rasim Thaçin, do të vazhdojnë edhe sot.
Kjo është dita e dytë me homazhe që po zhvillohen në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Gjatë ditës së djeshme për ta nderuar jetën dhe veprën e humoristit të njohur si Cima, ishin Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe krerët e partive opozitare, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë se Rasim Thaçi i cili ka qenë duke u trajtuar në spital si pasojë e infektimit me COVID-19 ka ndërruar jetë të premten (26.03.2021) pasi që i ishte rënduar gjendja shëndetësore.
Ai është varrosur dje (27.03.2021) tek varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, me një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i tij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.