Lajmet e fundit

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë stabile vjen si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.