Lajmet e fundit

Ylli i ‘Jersey Shore’ Snooki, është e famshmja e fundit që i ka mbushur buzët e saj, por dhe që nuk e ka fshehur këtë fakt, transmeton Klan Kosova.
Nëna e dy fëmijëve e ka postuar një fotografi në Instagram, për të treguar rezultatet e procedurës pothuajse menjëherë pas përfundimit.
“Mbaroi seanca e parë e mbushjes së buzëve dhe më duket mahnitshëm. Gjithmonë i kam urryer buzët e mia të holla dhe nuk e kam pasur asnjëherë guximin t’i pranoj gjilpërat për t’i perfeksionuar ato, por ja që më në fund e bëra”, ka shkruar ajo.