Lajmet e fundit

30 milionët e investuar në Pallatin e Drejtësisë nuk po bëjnë punë.Për t’u mbrojtur nga shiu duhet përdorur kovat e çadrat.
E të hënën në mëngjes nga tavani i disa zyrave ranë edhe pllakat. Me qëllim të mbrojtjes nga ndonjë rënie tjetër, disa nga sportelet u mbuluan,njofton Klan Kosova.
Për këtë arsye punëtorët e Gjykatës Themelore në Prishtinë patën vështirësi në punë.E kjo nuk është hera e parë që u bënë dëm shiu.Copë nga tavani gjeti edhe një gjyqtar në zyrën e tij.Adnan Konushevcit kjo i paraqiti goxha problem për seancat e mëngjesit.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i tha Klan Kosovës se riparimi i këtyre dëmeve nuk do të bëhet nga buxheti i Kosovës. Sipas tij, dëmet e mëdha që ndodhin në pallatin e drejtësisë janë të mbuluara nga garancioni i kompanisë që e ka ndërtuar. me kompaninë që e ndërtoi.
Kronikë nga Fillojeta Konjohi.