Lajmet e fundit

Sindikatat e Shërbimit Civil të Kosovës nga nesër janë në grevë, ndërsa nga dita e martë paralajmërojnë se do të ketë grevë një orëshe, përkatësisht nga ora 10:00 deri 11:00.
Shërbyesit civil kosovar kërkojnë nivelizim të pagave me sektorët e tjerë të shërbimit publik dhe që të ju njihet përvoja e punës nënpunësve civil të larguar me dhunë gjatë viteve 1990-99.
“Kryesitë qendrore të Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës i bëjmë apel partnerit tonë social, qeverisë, parlamentit dhe komisionit parlamentar për administratë publike ku akoma gjendet Ligji, që reflektoj duke i pranuar kërkesat tona, të cilat janë plotësisht të drejta, legjitime dhe të mundshme nga aspekti buxhetorë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga këto sindikata.