19.08.2016 · përditësuar para 3634 dite1 min lexim
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka treguar se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë kurrfarë ftesë për të qenë pjesë e takimit të përbashkët në Nish mes Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë.
Abdullahu ka thënë për Indeksonline se nuk do të jenë prezent në Nish në kurrfarë niveli zyrtar.
“Gjitha janë spekulime. Ne nuk kemi ftesë dhe nuk do të jemi atje. Nuk shkojmë atje me përfaqësu as nivel të lartë as të ulët, thjesht janë spekulime mediale apo të natyrave të ndryshme”, ka thënë ai.
Klan Kosova ka realizuar një intervistë ekskluzive për këtë çështje me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai ka mohuar të ketë qenë ndërmjetësues i ndonjë takimi mes qeveritarëve kosovarë dhe atyre serbë në këtë takim në Nish.
Rama ka thënë se nuk përzihet Kosovë në marrëdhëniet e saj me palët e treta.
“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”.
Spekulimet për pjesëmarrja të një delegacioni kosovar në Nish filluan pasi që vet kryeministri i Serisë, Aleksadnër Vuçiq paralajmëroi diçka të tillë.
http://klankosova.tv/ekskluzive-edi-rama-cila-eshte-e-verteta-e-takimit-te-nish-it/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.