Lajmet e fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Garner ndonëse muajin e kaluar e kanë bërë publike se do të divorcohen, ata po vazhdojnë të jetojnë bashkë.
Ata kishin treguar se do të vazhdojnë të jetojnë në villen e tyre në Los Angeles, mirëpo tani ata kanë bërë të ditur se do ta marrin një shtëpi me qira, raporton People, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak se shtëpia e tyre do të jetë në renovime masive dhe ata e kanë të pamundur të jetojnë aty.
Ish çifti e kanë adoptuar edhe një qen dhe kjo tregon se ata po punojnë shumë bashkë që t’i rrisin fëmijët në mënyrën e duhur.