Portugalia edhe zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Paulo Rangel, në New York.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Rangel ka deklaruar se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ai shtoi se qeveria riafirmon “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe “nevojat e tij efektive të sigurisë”, si dhe “dënon edhe një herë sulmet e tmerrshme terroriste të 7 tetorit” të kryera nga Hamasi.
Po ashtu sot, shteti palestinez është njohur nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia.
Ky veprim, është kundërshtuar ashpër nga Izraeli, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se "nuk do të ketë shtet palestinez".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.