Lajmet e fundit

Hetuesit e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale sot ishin tek zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë.
Bëhet fjalë për 4 mijë dosje për krimet e luftës dhe dëshmitarët, që udhëheqësit e OVL UÇK-së thanë se nuk e dinë si arritën tek zyrat e tyre.
Kryetari Hysni Gucati, tha dje për Klan Kosova se dokumentet kanë dëshmi edhe të viteve 98, 99, 2005 e deri në vitin 2015.
Në zyrat e kësaj organizate kanë arritur edhe hetuesit e Policisë së Kosovës.
https://klankosova.tv/hetuesit-e-speciales-tek-veteranet-ne-kerkim-te-dosjeve/
https://klankosova.tv/detaje-nga-aksioni-i-hetuesve-te-speciales-per-dosjet-ne-zyrat-e-veteraneve/