Lajmet e fundit

Po ashtu bëhet thirrje për të gjithë pjesëmarrësit të shfrytëzojnë transportin publik, duke kontribuar kështu në uljen e trafikut dhe mbrojtjen e mjedisit. Me publikimin e orarit të performancave dhe organizimin e transportit falas, gjithçka duket gati për një tjetër edicion spektakolar të Sunny Hill Festival. Mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës pritet të jenë pjesë e festivalit, i cili edhe këtë vit do të sjellë në skenë emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrësit kanë mundësi të planifikojnë paraprakisht udhëtimin e tyre dhe të zgjedhin transportin publik, duke e bërë përvojën e festivalit sa më të rehatshme dhe njëkohësisht më miqësore me mjedisin./ Telegrafi