Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministrit i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka arritur në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë.
Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota.
Në konferencën e sigurisë në Gjermani bashkë me liderë tjerë botërorë do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës.
Në një panel të veçantë, Presidenti Thaçi bashkë me Komisionarin Evropian për Negociata, Johannes Hahn, si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të diskutojnë për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Thaçi në Munih do të zhvillojë takime të shumta edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me përfaqësues të BE-së, NATO-s dhe me miq të Kosovës, që kanë mbështetur lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin në Kosovë.