Lajmet e fundit

Usain Bolt, është një sportist i madh, por atij i ecën mjaft mirë edhe me femrat. Në Rio de Janeiro, në Lojërat Olimpike ku u bë fitues i disa medaljeve olimpike, Usain Bolt ka shijuar edhe diçka tjetër pos medaljeve të arta.
Ai është parë në klube nate me vajza, e më pas dolën disa fotografi intime të tijat me një studente duke u përqafuar në shtrat.
Bolt është fotografuar duke puthur edhe një tjetër vajzë në një klub nate në Rio, ku ka festuar deri në orët e para të mëngjesit dhe ka paguar 1000 dollarë për pijet alkoolike që ka konsumuar, shkruan britanikja Mirror, transmeton Klan Kosova.