Lajmet e fundit

Sot në orët e pasdites Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për të arrestuar të dyshuarit lidhur me protestën e së mërkurës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës sot në orët e pasditës, në rajonin e Prishtinës ka realizuar një operacion policor në lidhje me arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale në protestat e fundit”.
“Në këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili dyshohet se ka shfaqur dhunë gjatë protestës”.
Të gjithë veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, është shprehur Kelani.