Hana Beiqi nuk është notarja e vetme që pretendon se u diskriminua nga Federata e Notit të Kosovës. Fatin e njëjtë me të e ndan edhe notari tjetër i klubit “Otrila”, Martin Muja.
As 19-vjeçari, i cili po vazhdon studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk u përfshi në listën e Federatës së Notit të Kosovës për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit, duke e humbur kështu përfundimisht mundësinë që të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, raporton Kiks Kosova.
Martin Muja thotë se kjo nuk është hera e parë që është ai u diskriminua ng Federata. 19-vjeçari thotë se u injorua edhe kur nuk u dërgua në Kampionatin Botëror të Notit që u mbajt në korrik të 2023-ës në Fukuoka të Japonisë.
Ani pse se në atëkohë thotë se kishte rezultatet më të mira në vend, në gara ishin dërguar sërish Eda Zeqiri dhe Mal Gashi.
Muja, i cili momentalisht po trajnohet në klubin amerikan "Indiana Swim Club", është zhgënjyer nga injorimi që thotë se ia bëri sërish Federata e Notit të Kosovës.
Vendimi i Federatës për t’i injoruar atë dhe Hënën, sipas 19-vjeçarit, është veprim djallëzor.
Ky rast, sipas Mujës, krijon precedent të rrezikshëm që edhe Federatat e tjera në Kosovë të kenë rrugën e hapur për të diskriminuar sportistët në të gjitha sportet e tjera.
Prandaj, ai i bën thirrje Komitetit Olimpik të Kosovës që të marrë masa dhe të mos lejojë që persona të caktuar për interesa personale të injorojnë talentët të cilët mund t’i sjellin suksese vendit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/_IttvV7-Ev4
●●●
DMSHKRIMI NGA
Donjeta Murselaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.