Laura Fazliu ka triumfuar në betejën për medaljen e bronztë, duke mposhtur kroaten Katarina Kristo.
Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje.
Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.
Fitorja e "Lakit" erdhi në Golden Score, pasi kundërshtarës së saj iu dhanë tri "Shido", 2 për pasivitet në luftë dhe të tretën për shtyrje.
Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.